Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmeShqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, 130 deputetë të dy Parlamenteve...

Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, 130 deputetë të dy Parlamenteve më 20 dhjetor në Prishtinë

Më 20 dhjetor në orën 11:00 Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë mbledhje të përbashkët të dy parlamenteve. Gjithashtu axhenda e mbledhjes ende nuk është bërë publike, por në seancë pritet të flasin kryetarët e grupeve parlamentare të dy vendeve.

Ndërsa aa i takon pjesëmarrjes, pritet që nga Shqipëria te shkojnë rreth 70 deputetë dhe nga Kosova rreth 60. Po ashtu i pranishëm në këtë takim do të jetë edhe kryeministri Rama dhe Albin Kurti.

Të nderuar kryetarë të grupeve parlamentare. Në datën 20 dhjetor ora 11:00 në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Kuvendit të Kosovës. Në vijim, do t’ju informojmë për agjenden dhe detajet”, thuhet në mesazhin që Kuvendi i Shqipërisë u ka dërguar krerëve të grupeve parlamentare.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT