Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajmeShqipëri: 31-vjeçari humb jetën duke peshkuar

Shqipëri: 31-vjeçari humb jetën duke peshkuar

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike në fshatin Sinë të Dibrës, në Shqipëri.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, i riu me inicialet E.K. dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa ishte duke peshkuar në lumin Drini i Zi.

Si pasojë e goditjes elektrike, ai ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT