Thursday, October 1, 2026
spot_img
HomeLajmeShqetësuese: Nxënësi kapet me thikë në ambientet e shkollës “Kadri Kusari” në...

Shqetësuese: Nxënësi kapet me thikë në ambientet e shkollës “Kadri Kusari” në Gjakovë

Një rast shqetësues është regjistruar në një shkollë në Gjakovë, ku një nxënës është kapur me thikë brenda ambienteve shkollore.

Ngjarja ka ndodhur më 19 mars rreth orës 14:30 në shkollën “Kadri Kusari”, ku gjatë kontrollit nga sigurimi i shkollës, tek një nxënës i mitur është gjetur një mjet i mprehtë – thikë.

Sipas informacioneve, sigurimi i shkollës ka ndërmarrë kontroll rutinë, gjatë të cilit ka hasur në mjetin e dyshuar dhe menjëherë ka njoftuar Policinë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet procedurale, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prezencën e prindit dhe avokatit mbrojtës.

I mituri ka deklaruar se thikën e kishte me vete për arsye të “sigurisë personale”.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar për të mitur, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT