Thursday, October 1, 2026
spot_img
HomeLajmeHaradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, do ta kundërshtoja votimin e...

Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, do ta kundërshtoja votimin e Gjykatës Speciale

Ramush Haradinaj ka deklaruar se qëndrimi i tij ndaj themelimit të Gjykatës Speciale nuk ka ndryshuar.

Deputeti i AAK-së tha se, edhe sikur të kthehej në kohën kur u votua themelimi i saj, sërish do t’u kërkonte deputetëve të mos e mbështesnin.

Haradinaj këto deklarata i bëri në emisionin “Adresa”.

“Edhe po të kthehesha prapë në kohë, prapë do t’u kërkoja të gjithëve mos me e votu një gjykatë të tillë, për shkak se një gjykatë e një etnie që nuk i ndjek kryesit e krimeve që kanë ndodhë në luftë, po i ndjek vetëm shqiptarët, ka qenë disi e palogjikshme”, tha ai.

Haradinaj e arsyetoi qëndrimin e tij me mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar përgjegjësia për krimet e kryera gjatë luftës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT