Njohës dhe ekspertë të ujërave dhe të energjisë elektrike kanë thënë se nëse nuk do të punohej shpejt në rregullimin provizor të kanalit në Varagë, shteti rrezikonte të mbetej edhe pa energji elektrike.
Ata për emisionin MAT të Klan Kosovës kanë theksuar se termocentralet që prodhojnë rrymë, në Obiliq, nuk funksionojnë pa ujë, i cili është jetik për të ftohur pajisjet. Një ndërhyrje fillestare mundësoi, të paktën, sigurimin e ujit për termocentrale.
Pos për punimet në kanal, shteti e nisi planin për të kërkuar terroristët. U realizuan kontrolle nëpër veri të vendit.
Disa nga to rezultuan me gjetjen e sasive të konsiderueshme të armatimit, përfshirë edhe atë të rëndë. U gjetën edhe uniforma kamuflazhe e po ashtu, sipas policisë, edhe stema të ndryshme të ushtrisë serbe e asaj ruse.
Këtë e mundësoi një rrethanë që terroristët e kishin menduar si përparësi të tyre – shiu.
Gjurmët e lëna në tokën e butë nga reshjet, ndihmuan forcat e rendit të kërkojnë atje ku duhet.
10 veta u prangosën. Ata, siç thane forcat e rendit, i përkasin grupit të cilin qeveria e Kosovës e ka shpallur terrorist – “Mbrojtja Civile”.
Një ditë më pas, u liruan shumica nga të kapurit. Në burg mbeti vetëm Jovan Viqentijeviq, i cili dyshohet se në bashkëkryerje me të vëllain e tij, Dragishën, kryen sulmin.
Ndiqeni emisionin e plotë MAT në Klan Kosova:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


