Një shpërthim i ri i Ebolës në lindje të Kongo ka rikthyer shqetësimet globale, ndërsa autoritetet shëndetësore po analizojnë mundësitë për vaksina dhe trajtime të reja.
Një zyrtare lokale e Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se po shqyrtohet mundësia e zhvillimit të një vaksine për variantin Bundibugyo, një lloj për të cilin aktualisht nuk ka trajtim apo vaksinë të miratuar.
Sipas saj, autoritetet në Kongo po vazhdojnë hetimet për identifikimin e burimit të shpërthimit, përfshirë edhe gjetjen e të ashtuquajturit “pacienti zero”.
Ndërkohë, institucionet shëndetësore në SHBA kanë bërë të ditur se po punojnë për zhvillimin e një terapie me antitrupa që mund të përdoret si trajtim i mundshëm për virusin.
Një panel ekspertësh i udhëhequr nga OBSH është mbledhur për të diskutuar opsionet e vaksinës dhe masat emergjente për përballimin e situatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


