Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeShowbizShpërthen cisterna me benzinë në Nigeri, 70 të vdekur

Shpërthen cisterna me benzinë në Nigeri, 70 të vdekur

Të paktën 70 persona kanë vdekur pasi një cisternë benzine ka shpërthyer në Nigerinë veri-qendrore.

Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës pasi një grup njerëzish u përpoqën të transferonin karburantin nga një cisternë në tjetrën duke përdorur një gjenerator. Kumar Tsukwam, nga Korpusi Federal i Sigurisë Rrugore, tha se shumica e viktimave ishin banorë lokalë të cilët kishin ndaluar për të marrë benzinën e derdhur pasi kamioni u përmbys.

“Një turmë e madhe njerëzish u mblodhën për të marrë karburant, pavarësisht përpjekjeve të përbashkata për t’i ndaluar ata”, tha Tsukwam në një deklaratë, transmeton Klankosova.tv.

Çmimi i benzinës atje është rritur më shumë se 400% që nga maji 2023, kur presidenti hoqi një subvencion prej dekadash.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT