Friday, July 31, 2026
spot_img
HomeLajmeShpallja e aktgjykimit për nxitje të urrejtjes fetare ndez debat në studio...

Shpallja e aktgjykimit për nxitje të urrejtjes fetare ndez debat në studio (VIDEO)

Një vendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka ngjallur debat të gjerë.

Një qytetar është shpallur fajtor për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, pasi ka publikuar në rrjetet sociale të tij një koment që Gjykata e vlerësoi si fyes nxitës të urrejtjes fetare, transmeton Klankosova.tv.

Në emisionin “Kosova Today”, Basri Beka tha se ky vendim i departamentit special nuk është i drejtë.

“Vetë aktgjykimi, është problematik. Kushtetua e Kosovës, nuk janë kategori juridike figurat fetare”, tha ai në Klan Kosova.

Nga ana tjetër, avokati Besim Osmani, tha se vendimi është marrë edhe në bazë të marrëveshjes së pranimit të fajësisë.

“Është bërë një marrëveshje për pranimin e fajësisë, por për mendimin tim duhet pasur tepër kujdes për raste të tilla”, tha ai në Klan Kosova.

Ndërkohë Avni Çakmaku, u revoltua për fyerjet ndaj figurave fetare.

I gjithë ky diskutim, ngjalli përplasje të ashpër mes të ftuarve. Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT