Një shofer në Gjilan është gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi ka kryer një tejkalim të parregullt dhe të rrezikshëm në trafik, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në rrugë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 3 maj, ndërsa veprimi i kundërligjshëm është dokumentuar përmes pamjeve video të siguruara nga qytetarët, ku shihet momenti i tejkalimit të rrezikshëm.
Pas pranimit të incizimeve, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe ka arritur të identifikojë shoferin.
Ndaj tij është shqiptuar gjobë në përputhje me legjislacionin në fuqi, kanë bërë të ditur autoritetet policore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


