Xheraldina Krasniqi, motra e ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqit, i cili humbi jetën pak ditë më parë në një aksident trafiku, ka bërë një dedikim prekës për të.
Ajo ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shprehur ngushëllime familjes dhe u kanë qëndruar pranë gjatë këtyre ditëve të vështira.
Në emër të saj, nënës dhe motrës, Xheraldina tha se humbja e Laurentit ishte e rëndë jo vetëm për familjen, por për të gjithë ata që e njihnin.
Ajo theksoi se janë pafundësisht krenare me të dhe shpresojnë që shpirti i tij të prehet në paqe pranë babait.
“Ne të tria jemi pafundësisht krenare me të dhe shpresojmë që shpirti i tij të jetë i qetë, në paqe bashkë me babin. E sa na përket neve, Zoti na dhëntë durim dhe forcë ta vazhdojmë jetën pa të”, shkroi ajo.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


