Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeShowbizShkurta Haxhiu flet për eksperiencën e deritanishme në BBVK 4: E kam...

Shkurta Haxhiu flet për eksperiencën e deritanishme në BBVK 4: E kam gjetur veten

Shkurta Haxhiu ka ndarë përshtypjet e para nga qëndrimi i saj në Big Brother VIP Kosova.

Teksa po zhvillonte një bisedë me Getoarin në ambientet e kuzhinës, këngëtarja u shpreh se deri më tani po e shijon shumë eksperiencën në shtëpinë më të madhe në vend.


Ajo tregoi se atmosfera pozitive dhe energjia e banorëve i kanë dhënë mundësinë të ndihet e lirshme dhe vetvetja.

Foto: YouTube

“Po qeshi shumë, e kam gjetur veten në këtë shtëpi, ndoshta jo me të gjithë, por me shumicën po”, u shpreh ajo.

Shkurta shtoi se dinamika e lojës dhe bashkëjetesa me njerëz të ndryshëm e kanë bërë më të kuptojë se sa e rëndësishme është harmonia brenda shtëpisë, megjithëse pranoi se është ende herët për të gjykuar marrëdhëniet e secilit.

E njëjta po integrohet gradualisht në lojë dhe pritet të shihet si do të zhvillohet rrugëtimi i saj në ditët në vijim.

Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë që nga nisja, në BBVK po vazhdon të ketë dinamika të shumta. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT