Sunday, September 6, 2026
spot_img
HomeLajmeShkupjanit s’i pritet në kolonë, tejkalon në shiritin për ndalje emergjente në...

Shkupjanit s’i pritet në kolonë, tejkalon në shiritin për ndalje emergjente në dalje të Ferizajit

Nuk janë të rralla rastet kur shoferët thyejnë rregullat e trafikut duke u munduar që të anashkalojnë kolonat.

Një rast i tillë është raportuar edhe sot në dalje për Ferizaj nga Fushë Kosova.

“Kamioni me tabela të Shkupit sapo na rrezikoi jetën në dalje për Ferizaj, prej Fushë Kosovës, duke kaluar në shiritin emergjent me shpejtësi të madhe, përderisa kolona ishte e gjatë”, ka thënë sinjalizuesi.

Një veprim i tillë dënohet sipas rregullave të trafikut, pasi që rrezikohen edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Pamje:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT