Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmeShkëmbim zjarri në Mamurras, plagoset një person gjatë operacionit policor

Shkëmbim zjarri në Mamurras, plagoset një person gjatë operacionit policor

Një person ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë në Mamurras, gjatë një operacioni të zhvilluar këtë të martë.

Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja policore është kryer për neutralizimin e një personi të dyshuar, ndërsa gjatë aksionit një efektiv ka përdorur armën e shërbimit, duke e plagosur atë.

I lënduari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të plota mbi rrethanat e incidentit, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia për sqarimin e ngjarjes dhe dinamikës së shkëmbimit të zjarrit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT