Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeShowbizShkarkohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

Shkarkohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shkarkuar Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Për shkarkimin e Besim Kelmendit votuan pesë anëtarë, transmeton Telegraf.


Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, u vendos që Agron Qalaj të emërohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit.

Zëvendëskryesuesja e Këshillit Prokurorial të Kosovës ka propozuar shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Zv.kreysuesja Jehona Grantolli ka deklaruar se këtë po e propozon pas zhvillimeve të fundit, ku Kelmendi u intervistua në cilësinë e dëshmitarit nga Prokuroria Speciale lidhur me masakrën e Reçakut.

“Duke pasë parasysh zhvillimet e fundit lidhur me detyrën e U.D. Besim Kelmendit, i cili është pozicionuar së fundmi me një grup të anëtarëve të KP dhe i cili më nuk përfaqëson unitetin e sistemit prokurorial, për të cilin është zotuar në marrjen e detyrës. Duke pasur parasysh edhe kërkesat e ndryshme që janë publike, që Këshilli Prokurorial të kërkojë shkarkimin e U.D.-së, kërkoj që kjo pikë të futet në mbledhje, me propozimin për shkarkimin e tij”, ka thënë Grantolli në mbledhjen e KPK-së.

Ndërkaq, Kelmendi i ka reaguar duke thënë se fjalimin duket se ia ka shkruar dikush tjetër e jo vetë Grantolli.

“Sot nga zëvendëskryesuesja e Këshillit Prokurorial doli një propozim, të cilin ajo e lexoi, por nuk dihet se kush ia ka shkruar. Ndoshta ai është zëdhënësi i tyre në media. Një dhe i vetëm. Kam dëgjuar shumë mirë çka ke thënë. Nëse është dikush pjesë e grupeve, tregoni cili grup është”, deklaroi Kelmendi.

Kelmendi tha se kjo është e planifikuar në mënyrë që në këtë pozitë të vijë njeriu i besueshëm i atyre që po dëshirojnë ta shkarkojnë. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT