Të gjitha biletat që ishin në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “Wembley”, për ndeshjen e parë kualifikuese Angli–Shqipëri, janë shitur.
Kështu ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit, transmeton Klankosova.tv
Në njoftimin e FShF-së, thuhet se ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kombëtares “Kuqezi” për këtë sfidë, të cilët si gjithmonë do të jenë në mbështetje të ekipit.
Ndeshja Angli–Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të luhet më 21 mars, në orën 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


