Sunday, September 13, 2026
spot_img
HomeLajmeShfaqje e madhe e Shaqirit, kapiteni udhëheq Baselin drejt fitores

Shfaqje e madhe e Shaqirit, kapiteni udhëheq Baselin drejt fitores

Xherdan Shaqiri ka dhuruar një tjetër spektakël me fanellën e Baselit, duke qenë protagonist absolut në fitoren 2:4 ndaj Luzernit.

Kapiteni shqiptar i Baselit ishte i pandalshëm në këtë përballje. Shaqiri realizoi dy gola dhe asistoi një tjetër, duke marrë pjesë drejtpërdrejt në tri nga katër golat e skuadrës së tij.

Baseli e siguroi kështu një fitore të rëndësishme në javën e tetë të Superligës së Zvicrës, ndërsa Shaqiri edhe një herë dëshmoi se mbetet një prej lojtarëve kryesorë të ekipit.

Pas këtij triumfi, Baseli ka 13 pikë dhe renditet në pozitën e katërt në tabelë.

Për Shaqirin, kjo ishte një tjetër paraqitje e madhe, duke vazhduar serinë e ndeshjeve ku ai po luan rol vendimtar për Baselin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT