Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmeShfaqet vatër e re e murtajës së deleve në Shkodër, eliminohen bagëtitë...

Shfaqet vatër e re e murtajës së deleve në Shkodër, eliminohen bagëtitë e infektuara

Një vatër e re e murtajës së deleve është konfirmuar në zonën e Dajçit në Shkodër, duke ngritur shqetësime për përhapjen e sëmundjes në fermat e bagëtive të imta.

Sipas autoriteteve veterinare, virusi është evidentuar në dy ferma me gjithsej 112 krerë dele, ndërsa deri më tani janë eliminuar 20 dele të infektuara për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka bërë të ditur se mostrat e marra në terren janë analizuar në laboratorët e Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ku është konfirmuar prania e virusit PPR.

Pas konfirmimit të rastit, në zonë janë shtuar kontrollet veterinare dhe është ndaluar përkohësisht lëvizja e kafshëve, ndërsa ekipet veterinare kanë intensifikuar monitorimin në fermat përreth për të shmangur përhapjen e sëmundjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT