Real Madridi ka marrë një tjetër lajm të keq nga infermieria. Mbrojtësi Raúl Asencio do t’i nënshtrohet të enjten një operacioni, pasi ka pësuar frakturë nga stresi në tibien e këmbës së djathtë.
Klubi madrilen ka konfirmuar zyrtarisht lëndimin.
20-vjeçari pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën dy muaj e gjysmë. Koha e rikuperimit mund të shkojë deri në rreth tre muaj.
Në këtë rast, rikthimi i tij në ndeshje mund të ndodhë vetëm në fillim të vitit 2027.
Asencio ende nuk ka regjistruar asnjë minutë zyrtar këtë sezon. Më herët, ai kishte pësuar edhe një dëmtim muskulor.
Lëndimi i tij i shton telashet për trajnerin José Mourinho, i cili tashmë ka një alternativë më pak në repartin defensiv.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


