Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni zyrtare.
Vizita e saj në Shqipëri është pjesë e një turi në katër shtete të Ballkanit Perëndimor.
Integrimi evropian i Shqipërisë pritet të jetë një nga temat kryesore të agjendës së saj në Tiranë.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Von der Leyen pritet të takohet edhe me presidentin Bajram Begaj.
Në këtë vizitë, ajo pritet të prezantojë edhe një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën.
Plani synon të mbështesë këto vende në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai përfshin reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për fazat e negociatave.
Në fokus do të jenë edhe zhvillimet e tetorit.
Më 6 tetor pritet të paraqitet rishikimi i politikës së para-anëtarësimit. Ndërsa më 15 dhe 16 tetor, liderët e BE-së pritet të diskutojnë zgjerimin dhe reformat e brendshme të unionit.
Pas Shqipërisë, Von der Leyen do të udhëtojë drejt Kosovës, ku pritet të zhvillojë takime me krerët institucionalë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


