Wednesday, September 30, 2026
spot_img
HomeLajme“Ushtar i disiplinuar dhe trim”: Vdes Valdet Selimaj, ish-bashkëluftëtari i Ramush Haradinajt

“Ushtar i disiplinuar dhe trim”: Vdes Valdet Selimaj, ish-bashkëluftëtari i Ramush Haradinajt

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së bashkëluftëtarit të tij, Valdet Selimaj.

Haradinaj e ka kujtuar Selimajn si një luftëtar të dalluar nga Peja, duke veçuar disiplinën dhe trimërinë e tij gjatë luftës.

Ai ka thënë se do t’i ruajë kujtimet më të mira për Selimajn, nga momenti kur iu bashkua radhëve të UÇK-së e deri në çlirimin e Kosovës.

Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Selimajt, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.

“Do t’i ruaj kujtimet më të mira për të, si një ushtar i disiplinuar dhe trim, që nga dita kur e mori pushkën e deri në çlirim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në fund, ai e ka falënderuar Selimajn për kontributin e tij.

“Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut. U prehsh në paqe, Valdet!”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT