Wednesday, September 30, 2026
spot_img
HomeLajmeRivarrimi i Adem Beqirit: Familja njofton për kohën dhe vendin e ceremonisë

Rivarrimi i Adem Beqirit: Familja njofton për kohën dhe vendin e ceremonisë

Pas 27 vitesh nga zhdukja, familja Beqiri ka njoftuar për rivarrimin e Adem (Muhamet) Beqirit.

Mbetjet e tij janë gjetur në një varrezë masive në zonën e Zubin Potokut.

Sipas familjes, Beqiri, i lindur në vitin 1951, ishte vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Pas më shumë se dy dekadash, mbetjet e tij janë identifikuar dhe tash familja do t’i japë lamtumirën e fundit.

Rivarrimi do të bëhet më 3 tetor 2026, në varrezat e fshatit Pantinë. Ceremonia mortore nis në orën 13:00.

Familjarët kanë njoftuar se ngushëllimet do të priten në Hotel Palace, nga 4 deri më 6 tetor, prej orës 09:00 deri në 17:00.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT