Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, konkretisht sallën “1 Tetori”, për të parë nga afër procesin e numërimit të votave.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Orav nëpërmjet një postimi në “X” ku ka postuar fotografi nga kjo qendër, raporton Klankosova.tv
“Sot kam vizituar Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, ku është duke vazhduar procesi i numërimit”, ka shkruar shefi i BE-së në Kosovë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


