Mijëra Kosovarë pritet të zbarkojnë në Kosovë pas dy javësh, pasi udhëtimi për në vendlindje do tua paguaj partia në pushtet në këmbim të votës elektorale.
Të paktën kjo lë të nënkuptohet nga afishet e spote të shumta që janë shpërndarë në rrjetet social, ku u bëhet thirrje mërgatës që të vijnë e të votojnë në vendlindje. Ata duan thjeshtë votën për të tjerët kujdeset partia.
Megjithëse emrat e kompanive turistike që do të bartin udhëtarët nga Gjermani për në Kosovë dhe anasjelltas po i mbajnë të fshehur, por jo edhe informacionet e mënyrës së si duhet votuar për partinë e tyre, e ku në këmbim do të të marrin biletën falas.
Dhjetëra sinjalizues kanë dërguar në adresë të Kiksit bashkëbisedimin që kanë bërë me këta numra qa Vetëvendosja i ka shpërndari në rrjetet sociale, ku përveç të tjerash personi në fjalë kërkon vetëm numrin e telefonit.
E normalisht edhe konfirmimi se janë pjesë e Vetëvendosjes.
Fillimisht mërgimtari iu tha që janë katër anëtarë që duan ta votojnë Vetëvendosjen dhe për këtë, kompania ua kërkoi foton e letërnjoftimit.
Duket se nuk ka fort rëndësi a e voton Listën “GUXO”, apo kandidatët e Vetëvendosjes, rëndësi ka të mos votohen partitë e tjera, e sa i përket vertëtimit të votës, kompania turistike thotë që gjithçka do të mbetët në ndërgjegjën e secilit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


