Sunday, August 2, 2026
spot_img
HomeLajmeFlakët përfshijnë një pallat në Vlorë, banorët dalin me urgjencë nga ndërtesa

Flakët përfshijnë një pallat në Vlorë, banorët dalin me urgjencë nga ndërtesa

Një zjarr ka rënë në një pallat në rrugën Transballkanike në Vlorë, duke përfshirë një banesë në katin e tretë dhe duke shkaktuar alarm te banorët.

Për shkak të flakëve dhe tymit të dendur, banorët janë detyruar të largohen menjëherë nga ndërtesa për të shmangur rrezikun.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë ekipet e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij, raporton mediat shqiptare, transmeton Sinjali.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit ende nuk dihen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT