Opinionisti Azdren Shala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor.
Ai u shpreh se shkuarja në këto zgjedhje, ka qenë skenar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Shala gjithashtu deklaroi se Kurti po përpiqet të na kthejë të tregimi i 2021-tës për rrëzimin në pandemi.
“Albin Kurti e ka pasur krejt skenar për ta çuar vendin në zgjedhje, 60% i tij është përpjekje me na kthy te tregimi i 2021-tës, kur atë kohë thoshte “më kanë rrëzuar në kohë pandemie”, u shpreh ai./Klankosova.tv


