Tuesday, September 8, 2026
spot_img
HomeLajmeSenatorja amerikane përshëndet vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar misionit në Gaza

Senatorja amerikane përshëndet vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar misionit në Gaza

Senatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joni Ernst, ka përshëndetur vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.

Përmes një postimi, Ernst e ka vlerësuar angazhimin e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes aleatëve dhe partnerëve për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më stabile.

“Përshëndes Kosovën për bashkimin me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Aleatët dhe partnerët e fortë që punojnë së bashku ndërtojnë një të ardhme më të sigurt dhe më stabile për të gjithë. Faleminderit, Kosovë, që iu përgjigjët thirrjes”, ka shkruar Ernst.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT