Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeSekuestrohet një pistoletë dhe një kuti me municion në rrugën Pejë-Rugovë

Sekuestrohet një pistoletë dhe një kuti me municion në rrugën Pejë-Rugovë

Një pistoletë me 10 fishekë dhe një kuti me 40 fishekë janë sekuestruar mëngjesin e djeshëm nga policia në rrugën Pejë-Rugovë, udhëkryqi Milishec, pas ndalimit dhe kontrollit të një automjeti me targa vendore.

Sipas policisë, i dyshuari kishte vetëm një leje për rekreacion-shenjëtari dhe jo për armëmbajtje, transmeton Klankosova.tv.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ai është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt”,  thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT