Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajmeSekreti kosovaro-serb: Kazinot e paligjshme të Karaçevës (VIDEO)

Sekreti kosovaro-serb: Kazinot e paligjshme të Karaçevës (VIDEO)

Posa bie terri, Karaçeva gjallërohet me vizitorë të shumtë.

Ky fshat kufitar i Gjilanit, që ndan Kosovën nga Serbia, shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes së Policisë së Kosovës për shkak të aktiviteteve të dyshimta, raporton Kiks Kosova.

Bëhet fjalë për kazinotë dhe bastoret që vazhdojnë të operojnë në zonën neutrale midis dy shteteve, duke sfiduar ligjet e Kosovës që nga ndalimi i lojërave të fatit në vitin 2019.

Kiks Kosova vendosi të shkojë në Karaçevë për të zbuluar nëse këto lokale vazhdojnë të sfidojnë ligjin.

Nata është momenti kur Karaçeva duket se merr “frymë”.

Rruga mbushet me makina, shumica me targa të Kosovës, duke dëshmuar se vizitorët apo lojtarët vijnë nga brenda vendit.

Sapo hyn brenda kazinove, atmosfera është elektrike. Aparatet e shumtë dhe fytyrat e vizitorëve – disa të tensionuar nga loja, të tjerë të zhytur në mendime – ofrojnë një panoramë të qartë të asaj që ndodh aty.

Zhurmat e makinave të lojërave të fatit të bëjnë të ndihesh sikur ndodhesh në një realitet paralel, një botë që nuk i përket ligjeve të Kosovës.

Fillimisht, ekipi i Kiks-it pyeti se ku mund të luanin dhe cilat ishin vendet e lira.

Punëtorët, kryesisht gra, na drejtuan me mirësjellje.

Radha ishte e Kiks Kosova për të provuar kazinotë dhe për të parë nga afër se si ligji po shkelet hapur.

Fati nuk ishte me ne, por as me shumicën e atyre që shpesh lënë gjithë pasurinë e tyre në këto vende dhe kthehen të dëshpëruar në shtëpitë e tyre.

Përkundër ndalimit të lojërave të fatit, Karaçeva mbetet një oazë për ata që kërkojnë fatin në kundërshtim me ligjin.

Por, kjo histori nuk përfundon këtu.

Destinacioni i radhës: Kryeqyteti, Prishtina.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT