Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeSeanca përfundimtare në gjyqin për Banjskën, gazetarja Qëndresa Tërshani jep detaje (VIDEO)

Seanca përfundimtare në gjyqin për Banjskën, gazetarja Qëndresa Tërshani jep detaje (VIDEO)

Fjalët përfundimtare për sulmin terrorist në Banjskë, janë dhënë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi, ka kërkuar burgim të përjetshëm ndaj tre të akuzuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Gazetarja Qëndresa Tërshani e ftuar në emisionin “Kosova Today” në KlanKosova tha se sot në seancën përfundimtare, prokurori dhe avokatët kishin mundësinë e fundit për fjalët përfundimtare para vendimit të trupit gjykues mbi të akuzuarit.

“Sot e patën mundësinë e fundit prokurori dhe avokatët që të japin fjalën e fundit, para se të vendoset përfundimisht mbi dënimin për treshen e arrestuar tashmë, të vetmit nga 45 persona sa janë të akuzuar për sulmin terrorist të ndodhur në Banjskë. Përveç provave ka qenë edhe pjesa që prokurori i jep theks cënimit të Republikës së Kosovës dhe dëmi që këta persona kanë pasur t’i shkaktojnë shtetit të Kosovës”, tha Tërshani.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT