Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në një intervistë për Euronews Albania, Ahmeti ka deklaruar se, sipas tij, vendimi nuk përbën vetëm dënim për individët, por edhe për UÇK-në dhe historinë e luftës së Kosovës.
“Absolutisht, kjo nuk është e vërtetë që këtu dënohen individët. Këtu dënohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Këtu dënohet historia e Kosovës. Këtu dënohen të gjitha ato reprezalje gjenocidale që ka ushtruar Serbia ndaj nesh dhe sot po dënohen çlirimtarët”, u shpreh Ahmeti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


