Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmeSeanca për Presidentin, Koci: Deputetët të obligohen me qëndru në sallë! (VIDEO)

Seanca për Presidentin, Koci: Deputetët të obligohen me qëndru në sallë! (VIDEO)

Avokati Arianit Koci, në Klan Kosova ka deklaruar se të zgjedhurit e popullit duhet të obligohen të qëndrojnë në seancën plenare për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Sipas tij, nëse kjo nuk ndodh, Kosova mund të mbetet gjithmonë e bllokuar, transmeton Klankosova.tv.

“Gjykata Kushtetuese duhet me na tregu neve a kanë obligim me marrë pjesë, a jo [deputetët në seancën për president], se në vend, me Kushtetutë tonë, me vota të dyfishta që i kemi ne, gjithmonë ka me u blloku Kosova, edhe na kurrë nuk kemi me pa dritë me sy”, u shpreh Koci në “Edicionin Special”.

“Duhet me nejt, duhet me u obligu, ose pe lëmë shtetin të bllokuar tërë jetën. Unë jam favor të asaj që të obligohen me qëndru në sallë”, tha ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT