Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmePistoletë Sig Sauer me 14 fishekë gjatë kontrollit në Gjakovë – shoferit...

Pistoletë Sig Sauer me 14 fishekë gjatë kontrollit në Gjakovë – shoferit i kishte skaduar leja për lëvizje me armë

Një kontroll policor në Gjakovë ka përfunduar me sekuestrimin e një arme zjarri dhe municionit, pasi drejtuesi i një automjeti kishte leje për armën, por jo leje të vlefshme për lëvizje me të.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 3 tetor, rreth orës 09:00, në rrugën “Gjergj Sokoli”, patrulla policore ka ndaluar për kontroll një automjet të tipit Toyota, që drejtohej nga Demë Maloku.

Gjatë kontrollit të sigurisë, te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë Sig Sauer, së bashku me një karikator me 14 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Maloku posedonte leje për armën, por leja për lëvizje me të kishte skaduar më 9 shtator 2026.

Gjatë intervistimit, ai ka deklaruar se ishte duke shkuar në poligon në Gjakovë dhe se nuk kishte qenë në dijeni se leja për lëvizje me armë i kishte skaduar.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT