Tuesday, April 28, 2026
spot_img
HomeLajmeSeanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në Kushtetuese (VIDEO)

Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në Kushtetuese (VIDEO)

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në lidhje telefonike në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, ka vlerësuar dhe ka treguar se si shkon procedura e rundeve për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Pasi të hënën dështoi seanca e jashtëzakonshme për president, pasi opozita nuk mori pjesë dhe të njëjtën e quajtën antikushtetuese, Hasani tha se e njëjta nuk numërohet dhe nuk mund të vazhdohet me rundin e dytë sot, transmeton Klankosova.tv.

“Në momentin që e ka parë që në kuti nuk janë 2/3, ky rund nuk ekziston, domethënë nuk mund të shkohet në rund të dytë. Duhet të nisë nga fillimi, seanca e [mbrëmshme] nuk mund të kalojë në rund të dytë”, tha ai në Klan Kosova.

Ai shtoi se gabimi më i madh i opozitës në këtë zhvillim do të ishte dërgimi i seancës për presidentin në Gjykatën Kushtetuese.

“Gabimin më të madh e bën opozita në qoftë se e çon këtë çështje në Kushtetuese. Është abuzim klasik në mënyrën më primitive të mundshme”, deklaroi Hasani.

Sot me fillim nga ora 10:00 Kuvendi do të mblidhet përsëri për çështjen e presidentit, ndërsa VV ka propozuar dy emra të ri për kandidate për presidente, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.

Enver Hasani në Rubikon: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pranishëm

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT