Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të regjimenteve të këmbësorisë të Komandës së Forcës Tokësore të FSK-së, janë zhvilluar një sërë aktivitetesh trajnuese, përgatitore dhe garuese.
Sipas FSK-së, aktivitetet kanë pasur për qëllim avancimin e aftësive individuale dhe ekipore të pjesëtarëve, përmes forcimit të përgatitjes fizike dhe psikologjike, si dhe përsosjes së shkathtësive ushtarake.
Në fokus kanë qenë gjithashtu puna ekipore, disiplina, koordinimi dhe reagimi efektiv gjatë situatave të ndryshme.
FSK-ja ka theksuar se përkushtimi dhe angazhimi i vazhdueshëm i pjesëtarëve në këto aktivitete kontribuojnë në rritjen e profesionalizmit, gatishmërisë dhe aftësisë për përmbushjen me sukses të detyrave.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


