Friday, September 11, 2026
spot_img
HomeLajmeSayed Mosawi shpallet kampion bote dhe ngre flamurin e Kosovës në MuayThai

Sayed Mosawi shpallet kampion bote dhe ngre flamurin e Kosovës në MuayThai

Garuesi i Muay Thai-t, Sayed Mosawi, është shpallur kampion bote për seniorë në Kampionatin Botëror të IFMA-s, i cili po zhvillohet në Deçan dhe organizohet nga Federata e Muaythait të Kosovës.

Mosawi, me prejardhje nga Afganistani dhe i rritur në Suedi, tashmë është shtetas i Kosovës dhe në arenën ndërkombëtare përfaqëson Republikën e Kosovës.

Në këtë kampionat, medalje të bronzta kanë fituar edhe Domenik Nrecaj, Arjan Hajdari dhe Elton Shyti.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar garuesit dhe Federatën e Muaythait të Kosovës për sukseset e arritura.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT