Friday, September 11, 2026
spot_img
HomeLajme“Liria ka Emër” me mesazh simbolik nga ajri: “Kosova ju pret në...

“Liria ka Emër” me mesazh simbolik nga ajri: “Kosova ju pret në shtëpi”

Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar një video me një mesazh simbolik kushtuar ish-krerëve të UÇK-së, teksa afrohet vendimi për rastin e tyre.

Në videon e publikuar shfaqet një helikopter, ndërsa në të shihet një bluzë me fotografitë e katër krerëve të UÇK-së dhe mbishkrimin “Liria ka Emër”.

Përmes videos, platforma përcjell një mesazh për ata që, sipas saj, dhanë gjithçka për Kosovën dhe lirinë e saj.

“Ju që dhatë gjithçka për Kosovën. Për lirinë tonë. Për ne. Për fëmijët tanë. Për fëmijët që do të lindin edhe pas 100 vjetësh”, thuhet në mesazh.

Në fund të videos shfaqet edhe mesazhi: “Kosova ju pret. E lirë. Krenare. Mirënjohëse. Kosova ju pret në shtëpi!”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT