Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në prill të këtij viti kishte ofruar bashkëpunim me partitë politike për tejkalimin e ngërçit institucional, në kohën kur mungonin votat për zgjedhjen e presidentit.
Sipas Express, Kurti atëherë i kishte propozuar PDK-së një rrokadë mes pozitave në Kuvend, duke ofruar që Albulena Haxhiu të kalonte në postin e nënkryetares, ndërsa kryetarin e Kuvendit ta merrte PDK-ja.
Kurti kishte përmendur si emra të mundshëm për drejtimin e Kuvendit Bedri Hamzën ose Vlora Çitakun.
“Kam bërë një ofertë konkrete edhe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të zhbllokuar situatën politike”, kishte deklaruar Kurti, duke e cilësuar këtë si një koncesion të madh nga LVV-ja.
Megjithatë, sot LVV-ja nuk e ka përkrahur kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, duke bërë që procesi i konstituimit të mbetet sërish i bllokuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


