RAVE, një nga emrat më të njohur të skenës së muzikës dhe eventeve në Kosovë, feston 15-vjetorin këtë vit. Nga një ide e vogël lokale, RAVE është rritur në një platformë që ka arritur njohje ndërkombëtare dhe ka transformuar mënyrën se si organizohen eventet në rajon.
Përgjatë këtyre viteve, RAVE ka sjellë një sërë inovacionesh të rëndësishme. RAVE prezantoi platformën e parë të biletave në Kosovë, sistemin cashless për një përvojë të avancuar të pjesëmarrësve dhe organizoi tash e 5 vite RAVE Festival dhe Prishtina Music Week & Conference. Këto arritje përfaqësojnë përkushtimin dhe vizionin e një ekipi të përkushtuar ndaj krijimit të këtyre eventeve.
Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e partnerëve, klientëve dhe audiencës që kanë besuar në këtë vizion që nga hapat e parë. Gjithashtu, artistët dhe profesionistët lokalë e ndërkombëtarë kanë luajtur një rol thelbësor në ngritjen e standardeve dhe krijimin e një identiteti të ri për eventet e muzikës dhe artit në Kosovë.
Gjatë vitit të 15-të, RAVE do të fokusohet në sjelljen e eventeve të ndryshme, duke përfshirë muzikë xhaz, elektronikë, hip-hop, diskutime, punëtori, konferenca dhe shumë më tepër.
Për më shumë detaje rreth aktiviteteve dhe projekteve të planifikuara, RAVE do të ndajë përditësime të tjera në vijim.
Ndiqni @ravetravel @ravefestival.ee dhe @rave.production në Instagram, Facebook, Linkedin dhe Tiktok për më shumë detaje.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


