Mbyllet procesi i votimit për kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, ku Sali Berisha ishte kandidati i vetëm në garë dhe ka siguruar mbështetjen e shumicës së anëtarësisë.
Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga selia e partisë, në 77 degë kanë marrë pjesë 39.441 anëtarë, nga të cilët 38.902 vota janë konsideruar të vlefshme dhe 539 të pavlefshme.
Nga votat e vlefshme, 37.341 kanë qenë pro, 1.055 kundër dhe 506 abstenime, duke konfirmuar rizgjedhjen e tij në krye të partisë.
Procesi i votimit është zhvilluar në 87 qendra në të gjithë vendin dhe është cilësuar nga vetë drejtuesit e PD-së si një “referendum” për drejtimin e forcës politike.
Pas përfundimit të procesit, pritet mbledhja e Kuvendit Kombëtar të partisë, ku do të diskutohen edhe ndryshimet statutore dhe hapat e ardhshëm politikë të PD-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


