Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeSakatohen qytetarët: Qentë kafshojnë 139 veta për tre muaj (VIDEO)

Sakatohen qytetarët: Qentë kafshojnë 139 veta për tre muaj (VIDEO)

139 raste të sulmeve të qytetarëve nga qentë endacakë në Prishtinë janë regjistruar nga janari deri në mars.

Shifrat janë nga njësia e vaksinimit në QKMF e kryeqytetit, aty u bë imunizimi i qytetarëve si pasojë e kafshimeve nga qentë, që është  tejet me rëndësi, ë të kundërten pasojat mund të jenë edhe fatale.

Pos plagëve profesionistët thonë se pacientët e tillë fitojnë edhe trauma.

Qytetarët thonë  se nuk po shohin ndonjë përmirësim në largimin e qenve endacakë, as në lagjet dhe as në qendër.

Nga komuna e Prishtinës e pranojnë situatën aktuale. Por kanë një arsyetim, duke thënë se rritja e prezencës lidhet kryesisht me zhvendosjen e qenve nga komunat tjera drejtë kryeqytetit.

Për më tepër prania e qenve endacakë vazhdon të jetë edhe në oborrin e QKUK-së.

Jo rrallë  edhe profesionistët shëndetësor po e pësojnë prej tyre.

Madje për Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Prishtinë u tha se situata në QKUK është serioze dhe kërkon reagim të koordinuar.

Nga komuna e Prishtinës u tha se pos trajtimi të qenve në strehimore, me përkrahje financiare, deri më tani janë adoptuar 1 mijë e 600 prej tyre.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT