Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti në SHBA flet për investimet amerikane në Kosovë: Jemi partnerë ku...

Kurti në SHBA flet për investimet amerikane në Kosovë: Jemi partnerë ku mund të llogarisin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë një takimi me bashkatdhetarë, investitorë dhe politikanë amerikanë në SHBA është diskutuar për mundësitë konkrete të investimeve amerikane në Kosovë.

Kurti ka bërë të ditur se në takim është diskutuar edhe roli i mërgatës në lehtësimin e investimeve dhe lidhjen e tyre me Kosovën.

“Me bashkatdhetarë, si dhe investitorë e politikanë amerikanë, biseduam për mundësitë dhe mënyrat konkrete për investime amerikane në Kosovë dhe rolin lehtësues të mërgatës sonë në këtë drejtim. Republika jonë është partnere në të cilën mund të llogarisin dhe gjejnë mbështetje”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka vlerësuar kontributin e mërgatës në Kosovë, duke thënë se bashkatdhetarët mund të investojnë në vend dhe njëkohësisht të kenë përfitime nga këto investime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT