Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajme“Sa hynte në alkool, terrorizonte familjen” – arrestohet 58-vjeçari në Rahovec pas...

“Sa hynte në alkool, terrorizonte familjen” – arrestohet 58-vjeçari në Rahovec pas denoncimit nga djali

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një burrë dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka shkaktuar vazhdimisht tensione, sharje dhe ofendime ndaj familjarëve të tij, mëson Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Mexhit Mustafa”, ku Policia është njoftuar pas ankesave të familjarëve për sjelljen agresive të të dyshuarit Sh. K.

Sipas deklarimit të djalit të tij, L. K, gjithçka kishte nisur pasi babai ishte kthyer nga qyteti në gjendje të dehur dhe kishte filluar të bërtiste me tone të larta duke ofenduar bashkëshorten dhe anëtarët e familjes.

Sinjali mëson se pas një periudhe ai kishte fjetur, por më vonë kishte dalë sërish në qytet dhe pasi ishte kthyer në shtëpi rreth orës 20:00, kishte vazhduar përsëri me sharje dhe ofendime në oborrin e shtëpisë.

Familjarët fillimisht kishin tentuar ta qetësonin situatën duke kërkuar ndihmën e një familjari tjetër, por pasi i dyshuari kishte vazhduar me sjelljet agresive, djali kishte telefonuar Policinë.

Edhe bashkëshortja e të dyshuarit, F. K, ka deklaruar para hetuesve se problemet dhe mosmarrëveshjet me bashkëshortin janë të vazhdueshme, sidomos kur ai është nën ndikimin e alkoolit.

Ajo ka deklaruar se ndihet e rrezikuar nga bashkëshorti i saj dhe se situata të tilla përsëriten shpesh në familje.

Pas ndërhyrjes policore dhe intervistimit të palëve, Prokurori kujdestar ka nxjerrë vendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT