Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se NATO ka qenë e përkushtuar ndaj Bosnje dhe Hercegovinës për gati tre dekada.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se angazhimi i NATO-së ndaj Bosnje dhe Hercegovinës dhe stabilitetit rajonal mbetet i palëkundur.
“Ne mbështesim fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tuaj, një Bosnje dhe Hercegovinë e qëndrueshme dhe e sigurt dhe një Ballkan Perëndimor paqësor janë në interesin tonë strategjik”, ka thënë Rutte.
Ai sot është takuar me Zheljka Cvijanoviq, kryetaren e Presidencës së Bosnje Hercegonivës.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


