Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbizRusia do të zhvillojnë bisedime me SHBA-në në Arabinë Saudite të martën

Rusia do të zhvillojnë bisedime me SHBA-në në Arabinë Saudite të martën

Zyrtarët e lartë rusë do të zhvillojnë bisedime me homologët amerikanë për rivendosjen e lidhjeve, negocimin e një zgjidhjeje paqësore të luftës në Ukrainë dhe përgatitjen e një takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tha Kremlini të hënën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe këshilltari i Putinit për punët e jashtme, Yuri Ushakov do të fluturojnë për në kryeqytetin saudit më vonë gjatë ditës për të marrë pjesë në bisedimet e caktuara për të martën.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të kryesojë delegacionin amerikan. I dërguari i Trumpit, Steve Witkoff i tha Fox News të dielën se ai dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Mike Waltz gjithashtu do të marrin pjesë në bisedime, transmeton Klankosova.tv.

Peskov tha se bisedimet do të përqendrohen kryesisht në “rivendosjen e të gjithë kompleksit të marrëdhënieve SHBA-Rusi, si dhe përgatitjen e bisedimeve të mundshme për zgjidhjen e Ukrainës dhe organizimin e një takimi të dy presidentëve”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT