Saturday, October 3, 2026
spot_img
HomeLajmeRusia, “baba” i maceve: Asnjë shtet nuk ka më shumë

Rusia, “baba” i maceve: Asnjë shtet nuk ka më shumë

Rusia mban një rekord të pazakontë. Asnjë shtet tjetër në botë nuk ka përqindje më të lartë të familjeve që mbajnë mace.

Gati 59 për qind e familjeve ruse kanë të paktën një mace në shtëpi.

Të dhënat, nga një studim i viteve 2024-2026 i platformës Seasia Stats, e rendisin Rusinë në vendin e parë global për mbajtjen e maceve si kafshë shtëpiake.

Pra, në Rusi, pothuajse 6 në çdo 10 familje kanë një mace.

Pas Rusisë, në Evropë vjen Rumania me 48 për qind. Më pas renditen Polonia me 41 për qind, Letonia me 37 për qind dhe Hungaria me 35 për qind.

Edhe një studim i vitit 2023 kishte dhënë pothuajse të njëjtën shifër. Sipas Ingosstrakh dhe Financial University, 58.8 për qind e të anketuarve në Rusi deklaruan se kishin mace.

Por rekordi rus nuk ndalet vetëm te macet që jetojnë në shtëpi.

Në rrugët e vendit vlerësohet se jetojnë rreth 2.8 milionë mace endacake.

Në total, Rusia kishte rreth 3.6 milionë kafshë endacake në vitin 2025, ku pjesa dërrmuese ishin mace.

Studiuesit vlerësojnë se deri në 98 për qind e maceve dhe qenve endacakë kanë qenë dikur kafshë shtëpiake.

Macet kanë qenë pranë njerëzve për rreth 10 mijë vjet. Por në Rusi, duket se lidhja me to është veçanërisht e fortë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT