Saturday, June 13, 2026
spot_img
HomeSportRudiger në dyshim, te Real Madridi frikësohen se mbrojtësi gjerman s’mund të...

Rudiger në dyshim, te Real Madridi frikësohen se mbrojtësi gjerman s’mund të luajë ndaj Arsenalit! – Indeksonline.net

Mbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë, Antonio Rudiger është në dyshim për ndeshjen çerekfinale ndaj Arsenalit në UEFA Champions League.

Siç raporton “Marca”, Rudiger është në dyshim sepse mund të gjobitet nga shtëpia e futbollit, UEFA, shkruan Indeksonline

Rudiger bëri një festim jo të mirë në ndeshjen ndaj Atletico Madridit dhe kjo po hetohet nga UEFA-ja.

Atletico Madrid paraqiti një ankesë tek UEFA në lidhje me festimet e lojtarëve të Realit, që përveç Rudigerit përfshihen edhe futbollistët, si: Mbappe, Vini Jr dhe Ceballos.

Ndeshja e parë mes Arsenalit dhe Real Madridit zhvillohet të martën (8 prill) në “Emirates”./Indeksonline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT