Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se ka vizituar Misionaret e Bamirësisë për të nderuar trashëgiminë e Nënë Terezës, të cilën e cilësoi si një figurë që ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme të dhembshurisë dhe shërbimit ndaj njerëzve në nevojë.
“U ndjeva i nderuar që vizitova Misionaret e Bamirësisë për t’i bërë homazh trashëgimisë së saj dhe për të parë shembullin e gjallë të besimit katolik në veprim”, ka shkruar Rubio, duke vlerësuar punën humanitare që vazhdon të kryhet në frymën e Nënë Terezës.
Nënë Tereza ishte shqiptare dhe njihet si një figurë e shquar në botë.
Mother Teresa left a tremendous legacy of compassion and service. I was honored to visit the Missionaries of Charity today to pay homage to her legacy and to see the living example of the Catholic faith in action. pic.twitter.com/HCiATKgUDc
— Secretary Marco Rubio (@SecRubio) May 23, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


