Në emisionin e sotëm të Rubikonit, shpalosim detajet ekskluzive të aktakuzës së Prokurorisë Speciale kundër Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh.
Si ishte tentuar të shpiket një tjetër “Shtëpi e Verdhë” në Kosovë?
Si fabrikoheshin materiale kundër UÇK-së?
Si ndërlidhen akuzat për spiunazh me Gjykatën Speciale?
Si tentonte BIA që t’ua mëvishte shqiptarëve përgjegjësinë për masakrën e Reçakut?
Kush janë politikanët për të cilët shërbimi sekret serb kërkonte informacione?
Sa është Kosova e cenueshme nga spiunazhi?
Sa ka prezencë të BIA-s në Kosovë?
Këto dhe të tjera çështje i diskutojmë me panelin e përbërë nga Ardiana Thaçi, Vehbi Kajtazi, Betim Shala, Arben Fetoshi dhe Fadil Kajtazi. Klan Kosova, 20:45.
The post RUBIKON sonte: Kush janë spiunët e BIA-s në Kosovë? appeared first on Klan Kosova.



