Të mërkurën në fshatin Gramaqel të Deçanit disa persona dyshohet se janë futur në shtëpinë e një personi.
Ata dyshohet se ia kanë vjedhur një armë zjarri, dhe rasti është nën hetime.
“Është raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar me ç’rast i kanë vjedhur një armë zjarri me një karikator me gjashtë fishekë me leje përkatëse. Rasti nën hetime”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.


