Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë muajit qershor ka intensifikuar kontrollet në trafik me fokus të veçantë tek drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej 106 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, të cilët janë kapur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor, përcjell Klankosova.tv.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 74 motoçikleta, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.
“Ky aktivitet është realizuar në kuadër të planit operativ: “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe skuterëve”, ka njoftuar policia.
Llojet e kundërvajtjeve:
– Drejtimi i motoçikletës pa patentë shofer – 52 gjoba
– Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim – 46 gjoba
– Drejtimi i motoçikletës pa helmetë mbrojtëse – 3 gjoba
– Të tjera masa – 5 gjoba
– Motoçikleta të konfiskuara – 74.


